Xhaxhai i Aleks Nikës ka folur pasi Prokuroria e Tiranës “zbarkoi” sot (25 janar) në shtëpinë e nipit të tij në Lezhë.
Martin Nika tha se çështja e 21 janarit është mbajtur në sirtar dhe audio përgjimin e plotë do e dorëzojnë vetëm në SPAK, pasi aty kanë besim.
“S’ka vullnet që çështja të hetohet. Është mbajtur në sirtar. Oficerët kërkuan kasetën e regjistrimit. Kasetën do ta japim vetëm në SPAK, aty besojmë”, tha xhaxhai i Aleks Nikës për News24.
Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?
Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.
A ju kërkuan audiopërgjimin?
Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.

