Site icon

Mediat italiane kanë zbuluar se lëvizjet e fundit të presidentit Klaudio Lotito, mund të shtyjnë Igli Taren që të refuzojë rinovimin e kontratës që i propozohet. Lotito prej kohësh ka bërë gati një marrëveshje të re trevjeçare me ish-sulmuesin shqiptar, por ky i fundit, sipas “Il Messaggero”, nuk është edhe aq i kënaqur me disa lëvizje që mund të ndikojnë punën e tij në vijim. Lotito është i kënaqur me punën që po bën djali i tij, Enriko, bashkë me Anxhelo Fabianin dhe për të dy pritet ngritje në detyrë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ideja e presidentit është që Tare të jetë përsëri personi që udhëheq merkaton e klubit, por fjala e tij nuk do të jetë më aq vendimtare pasi djali i Lotitos do të jetë mbikëqyrës në të gjitha lëvizjet që bëhen për afrimet dhe largime te lojtarëve. Pikërisht kjo mund të shtyjë Taren të mos rinovojë dhe t’i japë lamtumirën Lacios në fundin e këtij sezoni, duke pasur parasysh se nuk janë të pakta klubet që e shohin me interes.

Mediat italiane kanë zbuluar se lëvizjet e fundit të presidentit Klaudio Lotito, mund të shtyjnë Igli Taren që të refuzojë rinovimin e kontratës që i propozohet. Lotito prej kohësh ka bërë gati një marrëveshje të re trevjeçare me ish-sulmuesin shqiptar, por ky i fundit, sipas “Il Messaggero”, nuk është edhe aq i kënaqur me disa lëvizje që mund të ndikojnë punën e tij në vijim.

Lotito është i kënaqur me punën që po bën djali i tij, Enriko, bashkë me Anxhelo Fabianin dhe për të dy pritet ngritje në detyrë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ideja e presidentit është që Tare të jetë përsëri personi që udhëheq merkaton e klubit, por fjala e tij nuk do të jetë më aq vendimtare pasi djali i Lotitos do të jetë mbikëqyrës në të gjitha lëvizjet që bëhen për afrimet dhe largime te lojtarëve. Pikërisht kjo mund të shtyjë Taren të mos rinovojë dhe t’i japë lamtumirën Lacios në fundin e këtij sezoni, duke pasur parasysh se nuk janë të pakta klubet që e shohin me interes.Portieri ka nxjerrë në ankand dorashkat e autografuara që ka mbajtur në finalen e Kupës së Botës të fituar nga Argjentina. Një kujtim shumë i veçantë për portierin, por nga i cili ai ka hequr dorë me shumë kënaqësi, pasi të ardhurat nga ankandi, rreth 42 mijë euro, do t’i kalonin repartit të onkologjisë pediatrike të spitalit “Juan Garrahan” në Buenos Aires për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer.Kur Fondacioni Argjentinas i Pediatrisë më kërkoi që të dhuroja dorashkat e mia, nuk hezitova në asnjë moment. Një finale e Kupës së Botës nuk luhet çdo ditë, është speciale. Por është shumë më e rëndësishme të ndihmosh një fëmijë sesa të mbaj dorashkat e mia në një kuti në shtëpi”, ishin fjalët e Martinez pasi bëri këtë dhuratë të veçantë.

Exit mobile version