Site icon

Megi Pojani dhe futbollisti i njohur në një lidhje? Këto foto duket se e vërtetojnë

Megi Pojani është një nga personazhet që gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Gjithësesi, sado aktive në rrjete sociale, aktorja është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut.

Kujtojmë se gjatë një periudhe u përfol se kishte diçka mes saj dhe reperit Getinjo, rezultoi se ishte thjesht një miqësi mes dyshes. Por, një foto duket se e ka ‘nxjerrë zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka.

 

Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para disa orësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqet në po të njëjtin vend na ngre mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.

 

Deri kur u angazhua në jurinë e ‘She’s On Top’, Megi i kishte munguar televizionit, por tani është rikthyer më fuqishëm se kurrë. E ftuar në ‘Më lër të flas’ para pak javësh, bukuroshja pranoi se nuk është në një lidhje dhe reagoi lidhur me kritikat e shumta që merr në rrjete sociale për sa i përket sjelljes së saj ‘pa filtra’ në rrjete sociale.

Exit mobile version