Site icon

“Merimanga” Alvarez, kush është djaloshi i artë që po shkëlqen me Argjentinën në Botëror

Julian Alvarez, 22 vjeç, ësh të një bërë nga emrat e rëndësishëm të Argjentinës në kampionatin botëror në Katar. Dy golat e tij kundër Kroacisë në gjysmëfinale e vendosën atë, me katër rrjeta, pas dyshes Mbape e Mesi, por, mbi të gjitha, ata e vendosën atë në radarin e më të mëdhenjve të këtij Botërori në Katar.Kur Alvarez u shfaq rreth orës 02:15 të mëngjesit të së mërkurës pranë zonës mikse të stadiumit “Lusail”, ne pamë një djalë me fytyrën e një fëmije dhe shumë modest në përgjigjet e tij. Është profili i zakonshëm i këtij djaloshi nga Kalçin, vendlindja e tij, që dje në gazetën argjentinase, “Olé” është pagëzuar si Edson “Araña” Do Nascimento.

Një emërtim i ngjashëm me të madhin Edson Arantes Do Nascimento, ndryshe Pele. Kjo dhe për faktin se me dy golat kundër Kroacisë ai barazoi rekordin e Pelesë. Por në rastin e Julian Alvarez, gazeta argjentinase ka vendosur nofkën e tij “La Araña”, ndryshe “Merimanga”.

“Merimanga”, që është pseudonimi i tij, nuk vjen nga festimi i golave si personazhi i famshëm “Spiderman”, duke hedhur rrjetat e tij me duar, por sepse vëllai i tij më i madh, Rafael, e quajti atë si të tillë, që kur ishte i vogël për shkak të “tentakulave” të tij të gjata për të kapur ndonjë top në zonë.Ishte ajo kohë në të cilën ai kaloi një muaj duke u përpjekur në ekipin e fëmijëve të Real Madridit (2011), por pa mundur të bindte madrilenët që ta mbanin në akademinë e tyre. Prova e dështuar te Reali nuk e demoralizoi atë. Përkundrazi vijoi të punonte edhe më shumë.

Ishin kohët (2015) kur Julian bëri një foto me shokët e skuadrës te River Plejti e bashkë me të ishte… Leo Mesi.

As ai dhe as Leo nuk e imagjinonin se shtatë vjet më vonë do të festonin së bashku, duke udhëhequr Argjentinën në finalen e madhe të Botërorit.

Kjo është historia e Julian “Merimanga” Alvarez, një djalë modest që ushqen ëndrrën e çdo argjentinasi: të vendosë yllin e tretë në fanellën “Albiçeleste” së bashku me Leo Mesin.

Exit mobile version