Site icon

Merret vendimi, kush rikthehet në klasa dhe kush vijon mësimin online

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka njoftuar për rihapjen e shkollave ditën e hënë, më datë 22 shkurt, 2021.  Sipas Ministres Evis Kushi, që “nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm.

Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
– maturantët në shkollë;
– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Kushi thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Exit mobile version