Site icon

Milani bën ndryshimin e rëndësishëm në listën e Champions, frymëmarrje për kuqezinjtë

Kthimi i Majk Menja në radhët e Milanit i jep një frymëmarrje më shumë prapavijës së kuqezinjve. Ata kanë vuajtur që pa dëmtimit të portierit francez dhe aktivizimi i Tatarushanu në katërkëndor nuk ka sjellë sigurinë që kërkohej për një skuadër e cila luante për kualifikimin.Tani që francezi ka lënë pas dëmtimin, duke treguar edhe në kampionat se është në formë të mirë me pritjet e tij, Milani ka nxituar që të bëjë ndryshimin edhe në listat e UEFA-s për sfidën e kthimit ndaj Totenhemit.

Kështu, në ndeshjen e dytë është Menja ai i cili do të luajë nga minuta e parë kundër londinezëve, me rumunin që është lënë jashtë kësaj liste. Milani ka shfrytëzuar rregulloren e kompeticionit që parashikon ndryshimin e portierit në listë nëse është i dëmtuar.

Exit mobile version