Siç raporton “La Repubblica”, Zaniolo korrespondon në mënyrë perfekte me identikitin e vendosur nga Maldini dhe Masara si objektiv për merkaton e verës.Por për t’u siguruar që operacioni të kryhet, përveç dritës jeshile nga Kardinale, do të duhej një shpenzim i madh financiar, duke qenë se disa ekipe angleze janë gati të derdhin 25 milionë euro në arkën e Romës.
Për kuqezinjtë, megjithatë, formula e huazimit me një detyrim prej 20-22 milionë mund të ndihmojë në kapërcimin e pengesës, teksa pjesën tjetër mund ta bëjë lojtari, duke shtyrë për një qëndrim në Itali.
Ai mungoi ndaj Specias për çështje të lidhura pikërisht me transferimin, teksa në orët në vijim priten të reja të rëndësishme në këtë aspekt.

