Site icon

Milani i bën tre radhazi, mund Atalantën dhe i bashkohet Interit në klasifikim

Milani ka lënë pas krizën e rezultateve në Serinë A dhe sot, ndaj Atalantës, ka siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u kthyer përsëri bindës në garën për vendin e dytë, pasi Napoli tashmë është i pakapshëm drejt titullit.Kuqezinjtë kanë fituar me shifrat 2-0, duke dominuar plotësisht përballë bergamaskëve të cilët nuk u paraqitën thuajse asnjëherë përpara Menja. Goli i avantazhi erdhi pasi shtylla ktheu predhën e Teo Hernandez në shpinën e Muso dhe në rrjetë e më pas çdo gjë ishte e thjeshtë për vendasit.

Kuqezinjtë provuan edhe disa herë të tjera të shënonin, të ndalur nga portieri i miqve. Por në fund edhe ai u dorëzua përpara goditjes së Mesias, i cili dyfishoi rezultatin për ekipin e tij që mori tre pikë të arta për klasifikimin, duke mbajtur larg për më tepër një rivale direkte për zonën e Ligës së Kampioneve.

Exit mobile version