Site icon

Milani i mallkuar në debutimin si kampion, italianët sot me sytë nga kalendari i Serisë A

Kampionati italian do të zbulojë sot në mesditë kalendarin e tij, një kalendar që do të vërë përballë 20 skuadra, të cilat si gjithmonë janë në ndjekje të objektivave të rinj në sezonin 2022-2023.

Kampionët e Milanit do të tentojnë të mbrojnë kurorën, ndërkohë që Interi, Napoli e Juventusi, pjesëmarrësit e këtij viti në Champions League janë pretendentët kryesorë për të rrëzuar kuqezinjtë nga froni.

Ndërkohë, Leçe, Kremoneze e Monza janë skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në elitën italiane

Falë Botërorit që do të zhvillohet në dhjetor, Seria A do të fillojë në 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor.

Më poshtë paraqiten disa nga statistikat më interesante të ndeshjeve të para të kampionatit, për të gjithë pretendentët për titull.

MILANI – Milani ka fituar pa pësuar gol në ndeshjet hapëse të dy kampionateve të fundit kundër Bolonjës (2020) dhe Sampdorias (2021) dhe kuqezinjtë nuk mbërrijnë në më shumë suksese radhazi që prej periudhës 1987-1996 (10 fitore).

Në tri kampionatet e fundit që Milani e ka nisur si kampion në fuqi, nuk ka rritur të shkojë më shumë se barazimi në ndeshjen hapëse, një barazim që ka qenë gjithmonë në shifrat 2-2 (1999 ndaj Leçes, 2004 ndaj Livornos, 2011 ndaj Lacios).

Cilado skuadër kampione e Italisë ka humbur vetëm 1 ndeshje hapëse në 29 kampionatet e fundit (19 fitore, 9 barazime) dhe bëhet fjalë për atë të Juventusit ndaj Udienzes në 2015-ën.

INTERI – Interi ka fituar ndeshjet e para në tri kampionatet e fundit dhe nuk fiton ndeshjen e parë në 4 kampionate radhazi që nga periudha 1993-1997.

Interi ka realizuar nga katër gola në secilën prej tri ndeshjeve të fundit hapëse të tri kampionateve të fundit.

Asnjë skuadër nuk ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje radhazi. Interi mban rekordin e më shumë golave të shënuar në ndeshjen e parë të kampionatit, 9 (9-0 kundër Kazales në 1933-shit).

NAPOLI – Napoli ka fituar 5 ndeshjet e para në 5 vitet e fundit dhe nuk kanë arritur asnjëherë në 6 në historinë e tyre. “Axurrët” mbajnë rekordin si skuadra që e ka gjetur më shumë herë golin në ndeshjen e parë (gol në 14 ndeshje radhazi).

JUVENTUSI – Juventusi është skuadra që ka fituar më shumë herë ndeshjen hapëse: 58 të tilla, ndjekur nga Milani me 50.

Exit mobile version