Site icon

Milani ndërhyn për Paulo Dibalën, tratativa me Interin… pezull

LONDON, ENGLAND - JUNE 01: Paulo Dybala of Argentina celebrates after scoring the third goal during the Finalissima match, Italy v Argentina at Wembley Stadium on June 1, 2022 in London, England. (Photo by Mark Leech/Offside/Offside via Getty Images)

Paulo Dibala tek Interi dukej e kryer, por tani situata ka ngecur.

Argjentinasi është ende në pritje që Interi të krijojë hapësirat për të në repartin ofensiv dhe përveç kësaj të lehtësojë edhe llogaritë nga rrogat, për t’i siguruar atij kontratën 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus 1 milionë në formë bonusesh, që i janë premtuar.

Gjithsesi, tratativat për sulmuesin momentalisht janë lënë në heshtje dhe këtë javë nuk është parashikuar ende asnjë takim mes palëve.

Me 28-vjeçarin që ndodhet në Majemi ku po kalon pushimet, e gjitha është në dorën e agjentit Horge Antun, që ama siç raporton “Il Tempo”, ka dëgjuar së fundmi një tjetër interes: atë të Milanit.

Sipas medias italiane, kuqezinjtë kanë trokitur për të marrë informacion për Dibalën, një ndërhyrje, efekti i së cilës pritet të ndihet edhe në negociatat e lojtarit me zikaltrit.

Exit mobile version