Site icon

Minatori i bllokuar prej ditës në minierë/ Kryebashkiaku i Bulqizës: Lutem që ekipet ta gjejnë sa më parë

Minatori 60 vjeçar, Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar prej ditësh në një minierë në Bulqizë.

Ndërsa ende nuk është bërë asgjë e ditur rreth tij, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet i shqetësuar për situatën dhe shpreson që ekipet e shpëtimit ta nxjerrin sa më parë minatorin 60 vjeçar nga miniera.

I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku. Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm”, shkruan Lefter Alla.”, shkruan Lefter Alla.

Exit mobile version