Site icon

Moment i veçantë në “El Clasico”, tifozi i Barçës i propozon për martesë të dashurës së tij në mes të sfidës

Mbrëmë u zhvillua “El Clasico” e 253-të, ku Barcelona triumfoi në “Camp Nou” përballë Real Madridit me rezultatin 2-1.
Por në mes të supersfidës një episod tepër i veçantë ka ndodhur në stadium. Tifozi katalanas i është ulur në gjunjë të dashurës së tij duke i propozuar për martesë. Tifozja sigurisht që i ka thënë “PO”, teksa më pas nuk munguan puthjet dhe përqafimet mes tyre.Ky moment duket se i solli fat blaugranave, pasi nga rezultati 0-1 në favor të “Los Blancos”, ata arritën ta përmbysin duke triumfuar në shtëpi.

Exit mobile version