Site icon

“Mos e lini as në stol, hiqeni menjëherë”, ish-lojtari rus sulmon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Ish-futbollisti i Lokomotivës së Moskës, Dmitri Bulykin ka sulmuar ashpër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat ruse.Bylykin e cilësoi Mitajn si një nga lojtarët më të dobët dhe fajtorë në atë humbje të thellë me shifrat 4-1 ndaj CSKA-së së Moskës. Mbrojtësi shqiptar ka fituar vendin e titullarit te skuadra ruse, por në syrin e ish-futbollistit të Lokomotivës së Moskës, shqiptari nuk është i duhuri për këtë skuadër. “Kur Mitaj futet në fushë, ka një lloj situate shumë kritike. Nëse vjen Mukhin, lojtari i CSKA dhe shënon gol me kokë, atëherë Mitaj duhet të largohet menjëherë. Nëse Lokomotiva kërkon të luftojë për titullin kampion, atëherë është e qartë se nuk është Mitaj mbrojtësi ku duhet të mbështetesh. Madje nuk duhet ta mbash as në stol”, tha Bulykin në prononcimin e dhënë.  

Exit mobile version