Site icon

Moti i keq ndalon fluturimet në vend, gazetarja shqiptare rrëfen tmerrin nga bordi: Avioni qëndroi 2 orë mbi Adriatik dhe nuk u ul

Moti i keq që ka goditur vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka sjellë probleme dhe në Aeroportin e Rinasit.

Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroportet fqinje, ndërkohë një nga avionët ka qenë edhe ai i linjës romë-Tiranë, i cili duhej të ulej në orën 09:55 të mëngjesit të sotëm, mirëpo moti i keq e ka detyruar që të qëndrojë në ajër për afro 2 orë dhe më pas është ulur në aeroportin e  Barit.

Në këtë linjë ka qenë edhe gazetarja shqiptare, Alba Kepi, e cila paraditen e sotme teksa ndodhej në avion, tha se kanë qëndruar rreth 2 orë mbi Adriatik.

Ajo tha se në bord ndodheshin fëmijë dhe të moshuar të cilët ishin të alarmuar nga kjo situatë.

“Kemi qëndruar 2 orë mbi Adriatik”, tha Alba Kepi nga bordi i avionit.

Exit mobile version