Mungesa e grurit dhe ushqimit për shkak të pushtimit të Ukrainës mund të ketë pasoja të tmerrshme në mbarë botën, paralajmëroi Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps.
Sekretari britanik është takuar me homologun e tij ukrainas, Ministrin e Infrastrukturës Oleksander Kubrakov, për të diskutuar mënyrat e nxjerrjes së grurit nga vendi pasi Rusia bllokoi portet kryesore detare të Ukrainës.
Vështirësitë rreth eksporteve të ushqimit kanë bërë që çmimet globale të rriten që nga fillimi i luftës, pasi Rusia dhe Ukraina prodhonin rreth 30% të furnizimit me grurë në botë përpara konfliktit.
“Është e vështirë të mbivlerësohet se sa Ukraina ishte dhe është shporta e bukës së botës”, shtoi Shapps.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Yuliia Svyrydenko kërkoi ndihmë në krijimin e një “kalimi të sigurt” për të mundësuar drithërat e ngecura në Ukrainë të largohen nga vendi.

