Site icon

Mungon vetëm firma/ Pogba me synime të qarta, te Juventusi kërkon të mbajë veshur fanellën me numrin…

Juventus' midfielder Paul Pogba from France celebrates after scoring during the Italian Serie A football match Juventus vs Palermo on April 17, 2016 at the Juventus stadium in Turin. / AFP / MARCO BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Pol Pogba e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, pasi ta mbyllë me Mançester Junajtidin më 30 qershor. Destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë Italia dhe Juventusi.

Bardhezinjtë janë optimistë se mesfushori francez do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Alegri, teksa “Gazetta dello Sport” ka raportuar se palët kanë arritur një marrëveshje paraprake.

Për Pogbanë flitet për një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkaq, në Torino po përgatisin fanellën që do të mbajë mesfushori. Sipas “Calciomercato.com”, Pogba e ka vendosur dhe cilën fanellë do të veshë te bardhezinjtë.

Ai dëshiron të mbajë fanellën me numrin 6, duke e lënë të lirë numrin 10 që deri në këtë sezon mbahej nga Paulo Dibala.

Exit mobile version