Site icon

Musiala drejt largimit, reagon Haman: Nëse ikën, do e zëvendësojë…

Ditmar Haman i është bashkuar vorbullës së diskutimeve mbi të ardhmen e Xhamal Musialës, i cili konsiderohet si opsion largimi nga Bajerni në fund të sezonit, ndonëse nuk ka njoftime konkrete nga pala e lojtarit.

Ish-futbollisti, njëherazi analist në rrjetin “Sky Sport.de” e ka shumë të thjeshtë alternativën për kampionët e Bundesligës:

“Musiala ka marrë rol jetik te Bajerni, por nëse i referohemi rritjes së Virc dhe përgjegjësisë që ai ka te Leverkuseni, do ta mbyllte pa problem hendekun e Xhamalit.

Bavarezët duhet të jenë tepër të zgjuar për ta bërë të tyrin talentin e ‘aspirinave’, pasi lista e klubeve të interesuara po zgjerohet gjithmonë e më shumë”, tha Haman. Reali, Liverpuli dhe Mançester Siti e kanë vënë në “shënjestër” futbollistin 110 milionësh nga grupi i Tomas Tuhelit.

Exit mobile version