Site icon

Napoli bën gjithçka mirë ndaj Fiorentinës, triumfon falë lojtarit të larguar dhe siguron finalen e Superkupës

Napoli është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Italisë, që zhvillohet për herë të parë me formatin me katër ekipe në Arabinë Saudite.

Skuadra e Maxarrit ka mundur me shifrat 3-0 Fiorentinën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij turneu, që u vendos vetëm në minutat e fundit të duelit. Simeone i dha avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë të takimit, teksa Fiorentina shpërdori penallti me anë të Ikone.

Në pjesën e dytë, Fiorentina tentoi të rihapte ndeshjen, por u godit në fund të ndeshjes nga një protagonist i papritur i këtij takimi, zëvendësuesi Zerbin, i cili në ditët e ardhshme pritej të shkonte te Sasuolo në huazim. Ai shënoi fillimisht pas një goditje këndi ku goditi shtyllën me kokë, doli e mori ndihmën mjekësore dhe në momentin që u fut në fushë i mbërriti topi në këmbë për sulmin e radhës me të cilin shënoi edhe golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 3-0,

Tanimë Napoli pret i qetë rivalen e radhës, që do të dalë nga takimi i nesërm mes Interit dhe Lacios.

Exit mobile version