Site icon

Napolit i mungon vetëm aritmetika”, De Laurentis thumba Juves: E shikoni përse s’fitonim dot

Sipërmarrës dhe njeri sportiv. I vëmendshëm ndaj llogarive, por i gatshëm për goditje me efekt. Aurelio de Laurentis, presidenti i Napolit i gatshëm për të rikthyer në qytet një sukses që i ka munguar për më shumë se tri dekada, nuk resht së mahnituri.

I intervistuar nga “De Telegraaf”, numri një blu varionte nga Seria A në Shtetet e Bashkuara, nga futbolli në kinema, pa shmangur frazat e forta që pashmangshmërisht do të shkaktojnë diskutime.

“Napoli tashmë i mungon vetëm aritmetika, sepse janë një hap larg festimit të skudetos së tretë, 33 vjet pas Maradonës. Fakti që ekipi nuk e ka fituar skudeton për kaq shumë vite nuk është vetëm për shkak të asaj që kemi bërë, por edhe për faktorë të tjerë që tani ngadalë, por me siguri po dalin në sipërfaqe. Por nuk dua të them asgjë tjetër për këtë”, ka thënë De Laurentis me fjalët e tij, që më shumë se një deklaratë janë shigjetime për Juventusin.

Exit mobile version