Site icon

“Ndaj e lënë punën e ikin nga vendi”- Braçe me tone të ashpra në Kuvend: Për të vënë duart në kokë kur flitet për mirëqenien e pafundme që ne përçojmë te bujqit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka qenë sërish i ashpër në fjalën e tij sot, ndaj mazhorancës qeverisëse në të cilën ai bën pjesë.

Braçe ka theksuar se me politikat e qeverisë dhe AZHBR-së, po nxiten të rinjtë dhe të rejat që të mos merren më me bujqësi, por të largohen nga vendi.

“Pse e nënvlerësojmë, kthejmë në ferr punën e atyre që punojnë sot në bujqësi? Ndaj e lënë punën ata, ndaj ikin, nuk kanë këtu njerëz që ti duan, ndihmojnë, paguajnë e ndryshojnë jetën. Kur flitet këtu për mirëqenien e pafundme që ne përçojmë te bujqit është për të vënë duart në kokë, bujqësia nuk është AZHBR, bujqësia janë këta njerëz e këta njerëz që prodhojnë ushqim për këtë vend duhen mbështetur me cdo kusht”, u shpreh Braçe në fjalën e tij në seancën plenare të së enjtes.

Erion Braçe: A ka ndonjë ekspertët këtu në sallë lart apo poshtë të më thotë si argumentohet kjo? 508 mijë ha sipërfaqja e raportuar si e kultivuar gjatë 2021 e që mund të jetë në këtë trend dhe këtë vit.

3.7 mld lekë japim ne 7283 lekë për ha, më pak se sa gjysma e një thesi me pleh.

Kam një pyetje, ç’na kanë bërë këta njerëzit? Na kanë bërë deputetë, na kanë dhënë një status politk ekonomik shoqëror pushtet një jetë shumë herë më të mirë se jeta e tyre, një jetë me status.

E mendova këtë kur këtu u votua kundër përjashtimit nga tvsh të lopëve të mbarsura.
Ata ato janë njerëz pa jetë, jeta e tyre ëshë puna, po flas për njerëz. Kur votoni për lopët mendoni biznesmeni që përfiton prej tyre.

Ne nuk e duam jetën e tyre, për vete as për fëmijët tanë. Nga unë i pari tek i fundit nuk duam këtë jetë për fëmijët tanë.

Po pse duam ushqimin e ato që ata prodhojnë? Pse e nënvlerësojmë, kthejmë në ferr punën e atyre që punojnë sot në bujqësi? Ndaj e lënë punën ata, ndaj ikin, nuk kanë këtu njerëz që ti duan, ndihmojë, paguajnë e ndryshojnë jetën.

Kur flitet këtu për mirëqenien e pafundme që ne përcojmë te bujqit është për të vënë duart në kokë. Bujqësia nuk është AZHBR, bujqësia janë këta njerëz e këta njerëz që prodhojnë ushqim për këtë vend duhen mbështetur me cdo kusht.

Exit mobile version