Site icon

“Ndeshja me Skocinë do jetë emocionale”, Nagelsman pas shortit: Për fat nuk jemi në grupin e vdekjes

Gjermania do të përballet me Skocinë në ndeshjen hapëse të Europianit, përpara se të sfidojë Hungarinë në Shtutgart pesë ditë më vonë dhe të përmbyllë grupin e saj kundër zviceranëve në Frankfurt më 23 qershor.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, pasi shmangu “grupin e vdekjes” në short, por ai nuk do t’i marrë lehtë kundërshtarët.

“Mendoj se është një grup shumë interesant. Ndeshja kundër Skocisë sigurisht që do të jetë emocionale. Ata kanë tifozë të mrekullueshëm, do të jetë një fillim i bukur në Mynih. Hungaria dhe Zvicra kanë gjithashtu disa lojtarë të Bundesligës, dhe disa prej tyre kam mundur t’i stërvit vetë, njoh disa prej tyre. Na presin duele emocionuese”.

Exit mobile version