Site icon

Ndeshje dramatike me 7 gola, Arsenali merr 3 pikë të arta në frymën e fundit

Triumf dramatik për Arsenalin në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Luton. “Topçinjtë” e Artetës arritën të fitonin me rezultatin 3-4 falë golit të shënuar në minutën 90+7 nga Deklan Rajs. 

Një përballje emocionuese që i pati të gjitha. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2 për Arsenalin falë golave të Martinelit dhe Gabriel Zhezus në minutat 20 dhe 45, teksa për vendasit shënoi Osho në minutën e 25-të. 

Skuadra e Luton, e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në minutat 49 dhe 57 me Adebajo dhe Barklin.

Ndërkohë pavarësisht goditjes që mori, skuadra e Artetës, nuk u dorëzua, duke besuar deri në fund. Fillimisht Haverc vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 60-të, teksa për golin e fitores mendoi Rajs, në frymën e fundit të sfidës.  Një 3 pikës i artë ky për Arsenalin, që e ngjit në kuotën e 36 pikëve në 15 ndeshje, një diferencë +5 nga Liverpuli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.

Exit mobile version