Site icon

Ndëshkimi i pazakontë i Ten Hag për lojtarët pas humbjes me Sitin, ja veprimi poshtërues për “Djajtë e Kuq”

Humbja e derbit në shtëpi ndaj Mançester Sitit nuk është pritur mirë në “Old Trafford”. Trajneri i Junajtid, Erik Ten Hag, pas ndeshjes ka qenë i zhgënjyer nga paraqitja e të tijve dhe sapo ekipi ka hyrë në dhomat e zhveshjes ai ka gjetur një mënyrë të pazakontë ndëshkimi,  poshtërim psikologjik, për lojtarët e tij.

Trajneri i Mançester Junajtid ishte i tërbuar për mënyrën se si skuadra e tij u shpërbë në pjesën e dytë.

Tabloidi “The Sun” ka zbuluar veprimin e pazakontë të trajnerit holandez ndaj “Djajve të Kuq”. Ten Hag i detyroi lojtarët e tij të uleshin të qetë dhe të dëgjonin lojtarët e Mançester Sitit që festonin fitoren në anën tjetër të tunelit të stadiumit.

Holandezi gjithashtu donte që lojtarët e tij të dëgjonin thirrjet tallëse të mysafirëve,  Ai gjithashtu donte që ata të dëgjonin tifozët jashtë që ende përshëndesin heronjtë e tyre pasi e kishin mposhtur plotësisht Junajtin.

Holandezi kishte planifikuar t’u jepte lojtarëve të tij një ditë pushimi nëse ata do të kishin mundur kampionët e Premier Ligës.

Kjo u anulua padyshim. Madje lojtarëve u është thënë se do të kenë gjithashtu “detyra shtëpie” shtesë me video të personalizuara që tregojnë se ku kanë gabuar.

Ky është fillimi më i keq për Mançester Junjtid në një sezon që nga viti 1986-87 kur Ron Atkinson u shkarkua më 6 nëntor.

Nuk ka asnjë sugjerim që pozicioni i ish-trajnerit të Ajaksit, Ten Hag është nën kërcënim, por ka shqetësime në klub për paraqitjet.

Exit mobile version