Ushtria e Kinës vijon të tregohet me dorë të hëkurtë, pasi ka dëbuar një anije luftarake e cila kishte ‘depërtuar ilegalisht’ në një arkipelag që ajo kontrollon në Detin e Kinës Jugore, një njoftim që SHBA e përshkruan si “të rremë”.
Ky episod zhvillohet në një kontekst të një beteje për ndikim midis Pekinit dhe Uashingtonit në këtë zonë detare dhe rivalitetit intensiv për shumë çështje të tjera: Tajvani, TikTok, trajtimi i pakicës ujgure, por edhe tregtia.
Shkatërruesi USS Milius “depërtoi ilegalisht” sot “pa miratimin e autoriteteve kineze në ujërat e ishujve Paracel “, tha në një deklaratë të shkurtër Tian Zunli, një zëdhënës i ushtrisë kineze.