Site icon

Ne në luftë me botën”, titullari i Juves në delir pas fitores: Jemi 9 pikë më shumë se Interi

Vojceh Shezni ishte shpëtimtari i Juves kundër Veronës, duke ruajtur me pritje të rëndësishme avantazhin minimal dhe në fund mund të festojë dhe njëkohësisht të thumbojë Interin.Ne kemi bërë në fushë 59 pikë, 9 më shumë se Interi dhe 7 më tepër sesa Lacio. Ato 15 pikët penalizim janë padrejtësia më e madhe e botës që na bëhen ne, ndonëse sa kam ardhur te Juventusi e kam kuptuar se ky klub duhet të jetë gjithmonë i vetëm në luftë kundër të gjithë botës. Gjithsesi, fakti që edhe me këtë penalizim të rëndë jemi sërish pranë zonës ‘Champions’, e kuptojmë ne dhe të gjithë ju, se çfarë grupi fantastik lojtarësh është ky, që nuk bie në depresion kurrë përballë çdo padrejtësie”.

Ndërkohë, në fund Shezni e mbyll me një batutë, lidhur me disa prej kolegëve të tij, që po e ndiqnin nga rrjeti “DAZN”, si Montolivo, Matri, Behrami e Parolo:

“Çfarë do të bëj në vazhdim? Nuk e di, por shpresoj që të kem fituar aq shumë para, sa të mos më duhet të bëj opinionistin në televizion për të jetuar mirë”, tha Shezni duke qeshur.

Exit mobile version