Këngëtarja Olta Boka është aktive në llogarinë e saj në Instagram ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit.
Pyetjet që i janë drejtuar nga ndjekësit kanë qenë të ndryshme, dhe këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet.
Një ndjekës e pyeti këngëtaren nëse e ka takuar mikeshën e saj Kejsi Tolën. Olta Boka zbuloi në përgjigjen e saj se Kejsi ndodhet për momentin në Barcelonë, duke realizuar ëndrrën e saj, duke mos dhënë shumë detaje.
“A e ke takuar Kejsin kohëve të fundit?”- pyet ndjekësi.
“Patjetër që po, vetëm se këto ditë Kejsi ndodhet në Barcelonë duke realizuar ëndrrën e saj për të cilën lutem të ndodhë sa më shpejt.”-shkroi Olta Boka në Instastory.

