Site icon

Në SPAK ministri Çuçi, gruaja e ‘Vandamit’ Ben Meçe dhe ish faturinoja Pëllumb Salillari, kallëzohen edhe prefekti Lefter Shehaj dhe Hajdari i Kuçovës

120 qytetarë kanë kallëzuar penalisht në SPAK ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe oligarkun Pëllumb Salillarin, dikur faturino autobusi dhe çoban në Berat, sot një nga grabiqarët më famëkeqë të parave dhe pasurive publike.

Janë kallëzuar në SPAK edhe Silva Meçe, bashkëshortja e ‘Vandamit’ Arben Meçaj për ekspertim të rremë në favor të Salillarit, shoqja e saj Liljana Vllamasi, prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj si dhe kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i njohur si Hajdari i aferave korruptive.

Në kallëzim thuhet se në 10 shtator 2022, ministri i Brëndëshëm Blendi Çuçi, i shoqëruar nga drejtuesja e re e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kanë konstatuar se oligarku Pëllumb Salillari ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 1200 m2 në Tiranë. Meqenëse Salillari ka ndërtuar për qëllime fitimi, kjo vepër penale dënohet nga 3 deri në 8 vite burg.

Në kallëzim thuhet se ministri Çuçi ka parë nga afër një krim të kryer nga Salillari dhe nuk e ka kallëzuar siç edhe e kishte detyrim ligjor. Ministri ka bërë vetëm shoë, por nuk ka kallëzuar Salillarin.

Ndërsa oligarku Salillari është kallëzuar për ndërtim të paligjshëm në Tiranë, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 8 vite burg.

Salillari është kallëzuar edhe për korrupsion bashkë me prefektin e qarkut Fier Lefter Shehaj, i cili në mënyrë korruptive dhe pa ndjekur asnjë proçedurë ligjore ka vendosur të shkatërrojë zonën e mbrojtur Kanioni i Lumit Sinec, duke i dhënë leje Salillarit për përdorimin e burimit ujor sipërfaqësor për ujë të pijshëm të Bashkisë Kuçovë.

Më herët Salillari kishte fituar një tender korruptiv nga kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për ndërtimin e një ujësjellësi të panevojshëm, me vlerë 4 milionë euro. Kreshnik Hajdari është kallëzuar gjithashtu penalisht.

Sipas kallëzimit kemi të bëjmë me shkatërrim të zonës së mbrojtur, korrupsion, shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm.

Janë kallëzuar edhe ekpertet Silva Meçe dhe Liljana Vllamasi, të cilat akuzohen se janë korrptuar nga Salillari për të bërë një ekspertim të rremë në favor të oligarkut për aferën me ujësjellësin, për t’i shpëtuar ndjekjes penale.

Pjesë nga kallëzimi penal

Duke qënë se Blendi Çuçi, nuk ka kallzuar krimin e mësipërm, të kryer nga oligarku Sallillari, e ka favorizuar atë, me qëllim dhe me djeni të plotë, ky fakt e bënë këtë ministër përgjegjës për veprat penale të “Shpërdorim i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i K.Penal. Duke qënë se në nenin 300 të Kodit Penal përcaktohet se Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit. Atëherë Blendi Çuçi është përgjegjës për këtë vepër penale dhe duhet të hetohet nga ana juaj. Por duke u bazuar te pozicioni që mban Çuçi atë të Ministrit të Brëndëshëm ka për detyrë ta kallzoj këtë krim dhe moskallzimi i krimit nga ministri është një tjetër vepër penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal i cili përcakton në mënyrë të qartë se Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Pra provohet se Ministri Çuçi me dashje nuk ka vepruar dhe nuk ka marrë masa për të kallzuar oligarkun Salillari, për këtë fakt duhet hetuar.

Duke qënë se Pëllumb Salillari ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 1200 m2 dhe ky vepërim përbën vepër penale të parashikuar nga neni 199-a të kodit penal i cili parashikon: Ndërtim i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pra vepra penale e kryer nga Salillari parashikon një dënim nga tre deri në tetë vjet burgim, që do të thotë se kemi të bëjmë me një krim të kryer nga një oligark në mes të Tiranës, i cili duhet të hetohet dhe duhet të ishte arrestuar dhe të hetohej në masën arrest burg dhe jo të favorizohet , për këtë arsye kërkojmë nga SPAK të hetojë këtë oligark si një vepër e varur nga ajo që ka kryer ministri Çuçi, dhe për këtë fakt përgjegjës për hetimin e saj është SPAK….

Pretendimi ynë në këtë kallzim është se Kanioni i Lumit Sinec, është në rrezik të lartë për tjetërsimin e destinacionit për të cilin është mbrojtur, nga ana e Bashkia Kuçovë përfaqësuar nga kryetari i bashkisë dhe pesoni përgjegjës Kreshnik Hajdari , dhe ky I kallzuar e ka trajtuar këtë rast si një rast i rëndomtë kur para këtij rasti ky palo prefekt duhet të kishte konstatuar se Kanioni i Lumit Sinec nuk është një pronë e çfardoshme, e cila nuk mund të tjetërsohet, por me këtë vendimmarrje ky prefekt është përgegjës i cënimit në mënyrë të drejtpërdrejtë i velerave të veçanta të vet kanionit, të cilat nëse cënohen me ndërhyrje të ndryshme e tjetërsojnë këtë pasuri në mënyrë të tillë që vlerat e monumentit të natyrës nuk mund të rikthehen më në identitet.Kjo është bërë në mënyrë korruptive nga Lefter Shehaj i cili ka vendosur të shkatërroj zonën e mbrojtur Kanioni i Lumit Sinec.

Lefter Shehaj ka vendosur në kundërshtim të hapur me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 “Për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre”, më pas është vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave. Kanionin e Lumit Sinec, gëzon mbrojtje sipas ligjit Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, njëkohësisht dhe në bazë të ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me: Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008.Me kryerjen e punimeve në Kanionin e Lumit Sinec kemi të bëjme me cënimin e një monumenti të natyrës i cili gëzon mbrojtje sipas ligjit Nr. 81/2017 neni 14 që ka të bëj me kategoritë e zonave të mbrojtura. Kanioni i Lumit Sinec është klasifikuar “Monument natyror (kategoria III) sipas parashikimeve të nenit 14 pika c të ligjit Nr. 81/2017 dhe çdo lloje ndërhyrje në këtë kanion do të bëj që ky monument të cënohet dhe të mos rikuperohet duke mos ekzistuar mundësia që në të ardhmen të kthehet në identitet….

Exit mobile version