Ish-futbollisti i famshëm, David Beckham, ka publikuar në profilin e tij të “Instagram”-it një fotografi të rrallë ku shfaqet me babain.Beckahm kujdeset të mbajë kontakte me miqtë e tij në internet dhe të ndajë me ta momente nga përditshmëria e tij.David poston shpesh foto, madje edhe video me më të dashurit e tij. Këtë herë, me rastin e ditëlindjes së babait të tij, Ted Beckham, ka postuar një foto të përbashkët të tyre.Në të, ai shihet si një adoleshent, duke pozuar me të atin, i cili e mban prej beli dhe buzëqesh para kamerës.Ndërkohë në mbishkrimin e postimit, ish-futbollisti i famshëm ka uruar babain e tij duke shkruar:“Gëzuar ditëlindjen babi. Shpresoj të kesh një ditë të mrekullueshme. Të dua shumë”.
Nëse “demat” do të arrijnë të kualifikohen ndaj Atletik Eskaldes, atëherë ata do të luajnë me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera, kundërshtarë të cilët duken të lehtë në letër. Nga ana tjetër për bardheblutë nuk mund të thuhet e njëjta gjë. nëse Tirana do të kalojë Beshiktashin atëherë përballë do të ketë fituesin e sfidës Zeljenziçar-Neftçi Baku, të dy kundërshtarë të cilët mund të hapin probleme. Gjithsesi Tirana mund t’i gëzohet faktit që shmangu në këtë short Hajdukun e Splitit. Sfidat e turit të tretë do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.

