Site icon

Nga Del Piero te Vieri, finalja e Superkupës Napoli-Interi bën bashkë legjendat në tribuna

Finalja e Superkupës së Italisë do të shikojë spektakël edhe jashtë fushe në Riad, aty ku priten një sërë legjendash të Serisë A.

Nga data 21 deri më 22 janar, një delegacion kampionësh që kanë bërë historinë e kampionatit italian do të jenë protagonistët e një sërë ngjarjesh në Arabinë Saudite, të cilat do të kulmojnë me finalen. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur darka e mirëseardhjes, ndërsa sot në mëngjes do të mbahet turneu padel.

Në fund të turneut, në drekë do të marrin pjesë të ftuar dhe sponsorë të Ligës së Serisë A, ndërsa në mbyllje fjalën do ta marrë stadiumi. Në tribunat e “Al Awwal Park” do të gjenden emra si Del Piero, Vieri, Materaci, Kanavaro, Ferrara, Toni, Zambrota, Kandela dhe Broki.

Exit mobile version