Site icon

Nga e ardhmja e Inzagit tek Lukaku, Interi dhe revolucioni (i pa) mundur

Humbja e Interit ndaj Juventusit, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Simone Inzagi si dhe të disa lojtarëve të cilët nuk mund të jenë më pjesë e zikaltërve në merkaton e verës. Në analizën e detajuar nga media italiane “Sport Mediaset” flitet për një revolucion tek zikaltërit teksa përmenden të gjithë humbjet, fitoret, lëvizjet, transferimet e mundshme.INTER, INZAGI DREJT LAMTUMIRËS?

Titulli i humbur një vit më parë është diçka që tifozët nuk do t’ia falin Simone Inzagit, përveç nëse këtë vit do të ndodhte mrekullia, pra ngritja e Ligës së Kampioneve duke qenë se nuk kanë më shance për të fituar kampionatin. Sezonin e kaluar Interi arriti të fitonte Kupën e Italisë, Superkupën si dhe kualifikimin në Champions. Ndërsa këtë vit zikaltërit kanë marrë Superkupën, janë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë si dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Me pak fjalë, Inzagi nuk është në diskutim, por një ndryshim në fund të vitit nuk do të ishte i paimagjinueshëm dhe nëse shumica e tifozëve ëndërrojnë rikthimin e Antonio Kontes, duket e vështirë që ish-trajneri të rikthehet me ambiente të ngjashme ose më keq sesa kur u largua.

INTER, BLERJE DHE SHITJE PËR REVOLUCIONIN

Departament për departament, ka disa çështje të mprehta për t’u zgjidhur dhe të cilat ka të ngjarë të trajtohen më me vendosmëri më vonë gjatë sezonit. Pamundësia për të qenë i sigurt për kualifikimin në Ligën e Kampioneve të ardhshëm bllokon pak gjithçka, madje edhe rinovimet që dukej se ishin në rrugën e duhur si ato të Xhekos dhe D’Ambrosio. Gjithçka është ende në diskutim me De Vraj ndërsa Gagliardini dhe Handanovic do të largohen dhe Belanova nuk do të blihet nga Kagliari. Milan Shkriniar do të shkojë te PSG, fakt që siguron optimizëm për qëndrueshmërinë e Açerbit. Situata e Lukakut është e qartë në kompleksitetin e tij, formalisht në fund të sezonit ai do të rikthehet te Çelsi dhe më pas do të bëhet një negociatë për huazimin e ri, por vetëm me shifra më të ulëta se këtë sezon

Denzel Dumfres dhe Robin Gosens janë në balancë, i pari është ndër kandidatët për tu shitur dhe për të mbledhur para në funksion të përforcimeve, por viti sigurisht jo pozitiv ul çmimin dhe dëshirën e blerësve për investime të rëndësishme. Gjermani Gosens do të donte të luante më shumë, por pas mbërritjes për 27 milionë, nevojitet një ofertë e konsiderueshme për të shmangur humbjen e kapitalit. Brozoviç gjithashtu mund të largohet nga Interi, duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të gjetur nga Çalhanoglu gjatë periudhës në të cilën kroati u dëmtua.

Sulmi? Lautaro është pjesa më e vlefshme, por nëse do të kishte oferta të çmendura për të atëherë drejtuesit do të duhet ta mendonin sërish. Për Korrean është paksa njësoj si Gosens, situata e dëmtimit dhe nënshkrimi i dekurajojnë kërkuesit të cilët në rastin më të mirë do të ofronin një hua, jo të dobishme për arkat e Nerazzurrëve.

NDËR REVOLUCIONI: I (PA) MUNDSHËM

Edhe nëse një ndryshim rrënjësor kursi do të ishte teorikisht i mundur për sa i përket emrave dhe situatave, pa një pronar të ri do të jetë e vështirë të mendosh siç bëjnë tifozët në “San Siro” duke ëndërruar për tregjet faraonike të transfertave: “Unë do të largoj 10 dhe do të blej 10 të tjerë, pastaj ndërroj trajnerë.”

Veprimi brenda mundësive është ajo që drejtuesit e Nerazzurrëve kanë mësuar vitet e fundit, kështu që disa rinovime do të jenë të detyrueshme sepse do të jetë e pamundur të planifikohen shumë blerje, të paktën një emër i madh do të shitet për të mbledhur para dhe do të ketë shumë vëmendje në tregun e transferimeve. Megjithatë, kualifikimi në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm duhet të mbrohet me çdo kusht, përndryshe fjalimet do të jenë shumë të ndryshme dhe jo në mënyrën e duhur….

Exit mobile version