Site icon

Nga “Fast and Furious” te “zumba”, njihuni me historinë e ish-lojtarit të Barcelonës që fitoi gjithçka me Guardiolën

Ish-portieri i Barcelonës, Hoze Manuel Pinto, fitoi gjithçka në futboll teksa bënte pjesë në skuadrën e ëndrrave të drejtuar nga Pep Guardiola. Diçka më pak se dhjetë vjet më parë ai u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe që atëherë i ka shkëputur marrëdhëniet me këtë sport dhe ka ndjekur një rrugë krejtësisht ndryshe.

Pinto kaloi gjashtë vjet te Barça, ku luajti si numri 2 i Viktor Valdes dhe u tërhoq në vitin 2014 pas një sërë trofesh të fituar, siç ishte tripleta në vitin 2009 nën drejtimin aktual të trajnerit të Mançester Sitit. Menjëherë pas tërheqjes nga futbolli aktualisht 47-vjeçari kaloi te pasioni tjetër i tij, muzika. Spanjolli themeloi kompaninë e tij diskografike të quajtur, “Wahin Makinacioes” në vitin 2000, por nuk publikoi vetë asnjë disk deri gjashtë vjet më vonë. Pas daljes “në pension”, Pinto përdori disa nga të ardhurat e tij në karrierë nga futbolli për të ndërtuar një studio muzikore në qytetin e tij të lindjes El Puerto de Santa Maria në Spanjën jugperëndimore. Ish-portieri adoptoi emrin “Wahin” ku dy nga këngët e tij kanë qenë pjesë e kolonës zanore të filmave të suksesshëm të Hollivudit.

NGA MUZIKA TE “ZUMBA” – Dhe tani ish-portieri i Barcelonës, Betisit dhe Selta Vigos ka eksploruar një aspekt tjetër të pasionit të tij muzikor. Ish-pritësi i topave tani u mëson klasa “zumba” (një lloj sporti i aplikuar në palestër) studentëve entuziastë dhe me koreografi të mirë. Kjo nuk është befasi pasi ai ka dëshmuar se është i aftë për të mbajtur ritmin. Kjo për shkak se Pinto ishte mes të tjerave dhe producent i shfaqjes “Cirque du Soleil” për shokun e tij më të mirë te Barcelona, Lionel Mesin.

Exit mobile version