Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi Rej Manaj, ku brenda shtatë minutash në fillim të pjesës së parë ka shënuar dy gola për Sivasporin.
Në vendin e dytë renditet Uerdi Mara, me notën 7.5 i cili ka shënuar dhe kaluar në avatanzh skuadrën e Keciorenguçu.
Odise Roshi pozicionohet në vendin e 3-të me 7.2 tundi rrjetën ndaj Gençlerbirligit.
Flosard Malçi renditet në vendin e 4-të pasi shënoi gol ndaj debutuesve në Superligë, Kifisia.
Në vendin e fundit renditet Sherif Kallaku me notën 7.2.