Site icon

Nga mbretëreshë bukurie në pranga/ Jeta luksoze e gruas së El Chapo-s

Bashkëshortja e El Chapos, është vetë deklaruar fajtore për trafik droge dhe avokati i saj, tha se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. “Ajo është e kënaqur që po merr përsipër përgjegjësinë dhe po vazhdon me jetën e saj – tha Jeffrey Lichtman, pasi gruaja e bosit meksikan të drogës, Joaquin el chapo guzman pranoi fajin se kishte ndihmuar të shoqin të trafikonte lëndë narkotike në shba gjatë daljes para gjykatës në uashington.

Emma Coronel Aispuro ishte vetëm 18 vjec kur ajo hyri në romancën që shumëkujt tjetër do ti shkaktonte makthe me lordin e krimit që e shndërroi atë në një narko-princeshë duke e përfshirë në arratisje të guximshme nga burgu dhe drejtimin e një perandorie të trafikut të drogës.
Me pranimin e fajit në gjykatë, ajo konfirmon arritjen e një marrëveshjeje me prokurorët që nuk i kërkon asaj ti japë qeverisë ndonjë informacion për bizneset e të shoqit. Ajo akuzohet se e ka ndihmuar el chapon të drejtojë perandorinë e drogës dhe të arratiset nga burgu i sigurisë maksimale në meksikë në 2015. Prokurorët kanë thënë se Emma, tani 31 vjec, ka bërë një jetë të ekzagjeruar ndërkohë që luante një rol kyc në sipërmarrjet e të shoqit. Pasi el chapo u arrestua në 2014, ajo e ndihmoi atë të drejtonte kartelin nga burgu i Altipianos dhe të planifikonte arratisjen. Vetë Emma nuk ka qëndruar kurrë në hije e madje ka marrë pjesë edhe në një reality shou pak pasi i shoqi u dënua me burg të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në kolorado. Por stili glamoroz i jetesës, si një miliardere, u përmbys, pasi ajo u arrestua për përfshirje në aferat e të shoqit.

Exit mobile version