Site icon

Nisi në Tiranë, Nikolo Zaniolo thyen më në fund “mallkimin”

Nikolo Zaniolo ishte një nga protagonistët e fitores së Romës kundër Veronës me përmbysje, duke shënuar golin e parë për verdhekuqtë.

Ky gjithashtu shënon dhe golin e tij të parë që nga finalja e madhe e Ligës së Konferencës përballë Fejnordit e cila u luajt në Tiranë.

Me anë të atij goli, futbollisti italian i dha trofeun e parë europian Romës, por pas asaj, Zaniolo nuk po e gjente dot më rrugën e rrjetës, duke u kthyer në një “mallkim” për të.

Exit mobile version