Site icon

Një çlirim për lojtarin pas një periudhe të vështirë, siç ka pranuar ai pas sfidës duke folur për mediat braziliane. “Isha shumë i frikësuar sepse po bëja shumë mirë, pas një sezoni shumë të mirë. Të pësosh një dëmtim si unë është shumë e vështirë. Atë natë dhe ditën tjetër e kalova duke qarë shumë. Familja ime e di, por gjithçka funksionoi. Ia vlente mundi. Tani është padyshim koha për të shkuar më tej. Ne ëndërrojmë titullin, por duhet të ecim hap pas hapi. Ishte ndeshja e katërt sot, kemi edhe tre përpara. Jemi shumë të përgatitur, me mendjen të përqendruar drejt fitores së këtij titulli”, tha sulmuesi brazilian i cili iu bashkua sot Ronaldos, Mesit dhe Shaqirit si futbollistët e vetëm që kanë shënuar në 3 Botërorët e fundit.

Një pritje aspak e ngrohtë për trajnerin e Meksikës, Tata Martinon, pas kthimit nga Katari.Pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar, tifozët meksikanë dhe i gjithë populli nuk kanë arritur të qetësojnë instinktet dhe zemërimin e tyre. Në aeroport, tashmë ish-trajneri meksikan është sulmuar verbalisht nga shumë mbështetës. “Hajduti”, “Shakaja më e madhe e Meksikës”, “Rënia jonë”.

Një pritje vërtet e ashpër, që ka shtangur edhe vetë trajnerin Martino, i cili u shfaq i penduar dhe i shokuar.

Mediat meksikane bëjnë me dije, së në këtë vorbull u përfshi edhe deputeti Norberto Skoponi i cili u përball verbalisht me një fans duke i dhënë një shuplakë këtij të fundit që po ofendonte trajnerin që drejtoi Meksikën në Botëror.

Exit mobile version