Site icon

Nje e shtene grushti si nje e shtene snajperi

a Elton Qyno

Per nje karrige ne prokurorine e Tiranes, sot u njoftua nga Prokuroria e Pergjithshme se Prokurori, Kreshnik i Partise, ose komandoja i batalionit “Azov” ne Elbasan, paska mbyllur hetimet per Erion Llapushin e Leshnices te Pogradecit.

Jo jo jo si na paska ik ky lajm dhe si na paska dale Prokuroria e Pergjithshme, me trumbete te madhe, ne nje dite kaq te shenuar, sic eshte kandidimi ne KLP i Kreshnikut te Partise, per postin e drehtuesit te prokurorise se Tiranes.

 

Çeshte gjithe kjo dosje, qe u angazhua dhe Prokuroria e Pergjithshme, ku jane perdorur grushta me silenciator?

 

Prokuroria e Pergjithshme e ve theksin, tek fakti se dosja e Llapushit, qenka hetuar nga vete dora e prokurorit çelik, Kreshnik te Partise, dhe Lantit, i cili e akuzon ne mungesë Llapushin per akuzen e “Vrasjes me dashje” te kryer me nje te shtene grushti.

 

“Vrasje nga pakujdesia” si pasoje e goditjes me grusht kam degjuar plot raste.

Por rast si ky i sotmi i “Vrasjes me Dashje” me nje te shtene grushti nuk kisha degjuar.

Ja qe na e afirmoi komandoja “Azov” i prokurorise Elbasan, qe e ka ndjekur dosjen e ekzekutimit te kamarierit ne Fish City nga fillimi deri ne fund.

Super hetim,madje me i thelluar se ai i dosjes se Qenit te Qaniut qe mbyti Qelbesin.

Dhe sipas disa mediave pa asnje dite nderprerje, pa asnje dite pushim.Fare Fare.

Se kishte shume enigma kjo ngjarje kriminale pasi autori nuk dukej ne kamera e Restorantit te Luces.

Autori qe hapi te shtenat me grusht nuk u arrit te identifikohej qe ne sekondat e para te ndodhjes se ngjarjes.

Vrasja me nje te shtene grushti, kishte ndodhur si pasoje e nje grupi te strukturuar kriminal por qe nuk u arrit te gjendej dhe nje i trete, ne menyre qe te merte forme te plote kuptimi i “Grupit te Strukturuar Kriminal”.

Suksese nga KLP-ja e Lantit dhe Alfredos…

Exit mobile version