Site icon

Një frakturë në brinjë, titullari i Juventusit braktis Italinë dhe rrezikon sfidën me Interin

Te Juventusi nuk ka paqe edhe në momentet më të bukura. Manuel Lokateli ishte konfirmuar me dhimbje në shpinë përpara ndeshjes me Kaljarin, por ai vendosi të shtrëngojë dhëmbët dhe të luajë në mungesë të Rabiosë.

Gjithsesi, pas grumbullimit të djeshëm në Koverçano, me kombëtaren, dhimbjet kanë bërë që stafi mjekësor i “Axurrëve” të thellohet dhe të gjejë një frakturë në brinjën e 10-të në shpinë, e cila ka bërë që ai të lërë qendrën stërvitore të kampionëve të Europës në fuqi:

“Në një periudhë kaq pozitive, më duhet ta pranoj këtë dëmtim, por më shumë sesa dhimbje në brinjë, më dhemb që do të humb këto dy ndeshje kaq të rëndësishme me kombëtaren time. Do të provoj të kthehem sa më shpejt të mundem”, postonte mesfushori bardhezi.

Por pas këtij konstatimi, tashmë ngrihet alarmi edhe në Torino, pasi Lokateli duket në dyshim edhe për ndeshjen me Interin, duke bërë që trajneri Alegri në mesfushë të mund të mbështetet vetëm te Rabio, MeKeni, Mireti dhe i riu Nikolusi Kavilja.

Exit mobile version