Kryetari i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia duket se me marrjen e përgjegjësisë së re ka nisur edhe ‘spastrimet’ në këtë bashki.
Kur ka kaluar vetëm 1 muaj nga zgjedhjet e 6 marsit, mësohet se ai ka liruar nga detyra Altin Shabaj Administrator në Postribë për shkelje disiplinore.
Të njëjtin fat ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati Administrator i Dajçit. Te dy keta administratore ne zgjedhjet vendore te 6 marsit mbështeten kandidatin e PD Xhemal Bushati.