Site icon

Një nga ‘Piranjat’ e ABC news arrestohet pa patentë dhe e droguar, disa të plagosur

Prapaskena ka mësuar se një nga ‘piranjat’ e emisionit është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë.

‘Piranja’ u prangos pasi doli me makinë në trotuarin e një prej rrugëve të Tiranës, duke plagosur disa persona, mes të cilëve pasagjeren dhe një kalimtar të rastit.

Aksidenti ka ndodhur ditën kur u aksidentua në vija të bardha çifti Konomi me foshnjen e tyre.

Por ndërsa ‘kamikazi’ Ajas Sulejmani vijon të jetë në burg, ‘piranja’ doli pas tre ditësh nga burgu.

Burime nga policia thanë se dyshohej edhe për konsumim të lëndëve narkotike, se ndryshe nga ka se si shpjegohet fakti që ‘piranjat’ u turren njerëzve nga pas nëpër pyje dhe rrugica.

Exit mobile version