Site icon

Një supergol i heq fitoren nga duart Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq” ndalen në kampionat nga Kristal Palasi

Mançester Junajtid është ndalur në një barazim 1-1 në kampionat përballë Kristal Palas në teransfertë.Skuadra e drejtuar nga Erik Ten Hag vinte nga 5 fitore radhazi në kampionat, por ekipi nga Londra nuk ja bëri të lehtë.

Në minutën e 43’ ishte Bruno Fernandesh i cili kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh.

Atëherë kur çdo gjë mendohej se do të mbaronte, ishte Olis i cili me një supergol vendosi baraspeshën, duke marrë një pikë nga një sfidë e vështirë.

Kështu Mançester Junajtid vazhdon të jetë në vendin e tretë në kampionat, ndërsa Kristal Palas renditet e 12-ta.

Exit mobile version