Duket se largimi i Robert Levandovskit nga Bajerni do të jetë vetëm çështje ditësh dhe kampionët e Gjermanisë kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin.
Ata që përfliten janë Kristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku, por ende nuk ka asnjë shenjë të një oferte për dy sulmuesit që luajnë në Premier Ligë.
Një tjetër emër që Bajerni ka në mendje orët e fundit është dhe sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen.
23-vjeçari kërkohet nga shumë klube, me sulmuesin që ka shkëlqyer në elitën e futbollit italian dhe tani po mendon për diçka më lart se Napoli.
Gjithsesi klubi italian nuk ka ndërmend ta lërë të lirë nigerianin pa pasur një ofertë që të jetë mbi 100 milionë euro.
Për Osimhen gara nuk do të jetë e lehtë, pasi përveç Bajernit, interesohen dhe Mançester Junajtid, Njukasëll dhe Arsenal.