Site icon

Një tjetër qendër masazhesh kthehet në “fole” prostitucioni në Tiranë, pronari 29-vjeçar në pranga Shkruar

Një tjetër qendër masazhesh e shndërruar në një “çerdhe” prostitucioni është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në rrugën “5 Maji” një qendër masazhesh me pronar 29-vjeçarin me iniciale A.B ofronte shërbime prostitucioni nga një 37-vjeçare me iniciale E.M.

Njoftimi i policisë;

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori. Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Exit mobile version