Arrestimet e fundit kanë çoroditur dhe alarmuar dhe vetë kaçolët, e grabitjes së Sarandës.
Një tjetër zyrtar i Bashkisë së Sarandës, pritet të arrestohet pasi mësohet nga prokuroria e këtij qyteti, se ndaj tij janë depozituar disa kallëzime penale për abuzime me detyrën dhe jo vetëm.
Zyrtari në fjalë mban post drejtues në Bashkinë e Sarandës, dhe rezulton të jetë Eleron Gjoni, me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm pranë kësaj bashkie.
Që pas ditës së djeshme kur u lançua nga media dhe prokuroria arrestimi i shokut të ngushtë, Pandi Zhonga, Eleron Gjonit, i kanë hyrë të dridhurat nga prangat e akuzës.
Për shkak të implikimeve në afera dhe musturlluqe të ndryshme në këtë bashki, Eleron Gjoni, gjatë këtyre 24 orëve po ngushëllon veten, duke kërcënuar dhe shantazhuar njerëzit e medias dhe personat që kanë bërë kallëzim penal ndaj aferave kriminale të tij.
Zyrtari i pushtetit të kryeministrit Edi Rama, përdor një gjuhë burgu dhe rruge, ndaj personave që e kritikojnë apo denoncojnë abuzimet e tij. Por shumë shpejt këtë gjuhë seksuale dhe të orientuar me pasthirma dëshpërimi kanosëse e bullizuese, Eleron Gjoni, do e përdorë në qelitë e paraburgimit të Sarandës.
Ky zyrtar që ka fituar vendin e punës së Shtetit, duke numëruar votat elektorale të kryetarit të Bashkisë Sarandë dhe ka kryer me qindra legalizime të paligjshme, gjatë periudhës kur ka shërbyer drejtor i legalizimeve në qytet, do ketë kohë të qëndrojë dhe mësohet në burg, njësoj si vartësja e tij, Romina Pulaj dhe Pandi Zhonga.
Njësoj si Pandi Zhonga, që fryhej dhe mburej nëpër Sarandë, se ishte më i fortë se ligji, por që ka dy ditë, bukën e ha në birucat e komisariatit, ashtu dhe Eleron Gjoni, do ketë të njëjtin fat, të kullufisë Sufllaqen brenda në qeli.
Eleron Gjoni, mik për kokë me Martin Arapin, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria, do ketë të njëjtin fat me Arapin që fshihet zgëqeve të Tiranës.
Për shkak se prangat e prokurorisë së Sarandës janë afruar ngjitur me zyrën e tij në bashki, Eleron Gjoni, është hedhur në sulm duke kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët që denoncojnë paligjshmëritë e tij.
Redaksia sot po publikon disa nga mesazhet e Eleron Gjonit, i cili ve në dukje kërcënimet dhe shantazhet.
“…o plerë i ke bërë llogaritë gabim me mua, nuk jam si këta të tjerët, por shumë shpejt do ta marësh vesh kush jam…”-shkruhet në një nga mesazhet e tij kërcënuese.
Pastaj më poshtë ka vijuar duke pohuar se:
“…o mjeshtër mirë është ti heqësh këto lajme qesharake, se unë këtu jam në mes të Sarandës, as nuk fshihem dhe as kam për tu fshehur ndonjëherë si puna tënde që fshihen pas port’haleve…”.
Të gjitha këto mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese, janë një ndikim ndaj fjalës së lirë dhe trysni e fortë për të hequr shkrimet e denoncuara nga “In-Front” dhe media të tjera.
Këto kërcënime dhe shantazhime do i përcillen prokurorisë së Sarandës dhe njëkohësisht SPAK-ut, për të gjitha musturlluqet e këtij zyrtari “kaçol”, që Edi Rama mban në zyrat e shtetit.