Site icon

Nuk do e gjej Nagelsmanin kur të kthehem”, futbollisti i Bajernit konfirmon Tuhelin: Më mundi në Champions, tani…

Julian Nagelsman nuk do të jetë më trajneri i Bajernit të Mynihut. Kjo është ajo që konfirmojnë me bindje mediat gjermane teksa vendin e tij do ta zërë një tjetër trajner gjerman, Tomas Tuhel.Për këtë gjë ka folur dhe vetë mbrojtësi i huazuar i Bajernit, Zhoao Kanselo, pas përfundimit të sfidës Portugali-Lihtenshtein.

Në një intervistë ai shprehet: “Tani sapo e zbulova këtë gjë dhe jam i sigurt që kur të kthehem në Mynih nuk do ta gjej Nagelsmanin aty. Ai më donte mua te Bajerni dhe dua ta falënderoj atë”.

Më pas i ai flet dhe për trajnerin e ri Tomas Tuhel, duke kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021, kur trajneri gjerman mposhti Mançester Sitin.

“Ai më bëri të humbas një finale Championsi, kështu që tani shpresoj që ai ta fitoj për mua këtë vit”, përfundoi portugezi.

Exit mobile version