Olivie Zhiru ka zbuluar se nuk ka ndërmend ende që të pensionohet nga Kombëtarja e Francës. Ai ka thënë se është i gatshëm për të pranuar ftesë për ndeshjet e ardhshme të “Gjelave”.“Jo, nuk ka mbaruar. Shpresoj që të ketë më shumë emocione. Nuk jam gati t’i var këpucët dhe të heq këtë fanellë të Francës që kam afër zemrës. Jam i motivuar për të vazhduar dhe kam aftësinë për të, ndjehem mirë. Për momentin jam ende në dispozicion për përzgjedhje”, tha 36-vjeçari për “France 2”.
Zhiru u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”, pasi shënoi katër gola duke e çuar numrin në 53.

