Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.

“Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më”, tha i dhunuari.