Site icon

Nuk largohem nga Barça se i pëlqen Tebasit, Laporta sulm të hapur kreut të La Ligës: Do të dështojnë

Joan Laporta bëri disa vëzhgime mbi situ atën që po kalon Barcelona pas shpërthimit të çështjes “Negreira”. Presidenti i Barçës këmbënguli që “konsultimet teknike” – siç iu referua raporteve, për të cilat ai pagoi Enrikez Negreiran, mbështeten nga “fatura dhe dokumente dhe video”.Të paktën për sa i përket fazës në të cilën ai ishte në krye të klubit për herë të parë. Përveç kësaj, sulmoi presidentin e La Ligës, Havier Tebas, se është prekur nga “fobia” e tij ndaj Barcelonës.

“Hetimi është kontraktuar dhe hetimet po kryhen nga një avokat i jashtëm në mënyrë që hetimi të jetë rigoroz”, tha kreu i katalanasve, i cili i lëshoi edhe një paralajmërim mediave:

“Duhet të shprehim keqardhje të thellë për rrjedhjen e të dhënave dhe dokumenteve në një çështje që është në hetim nga prokuroria dhe që duhet të ketë kujdes maksimal. Aq më tepër kur as prokuroria dhe as forcat e policisë nuk e kanë vënë në dijeni klubin se po bëhet një hetim”.

TEBAS “Në kohën më të shkurtër të mundshme ne do të mbajmë një konferencë shtypi për të shpjeguar informacionin që kemi në klub. Një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar. Kjo nuk do të jetë shumë vonë, besoj. Ne duam të shpjegojmë. Disa na kishin paralajmëruar tashmë se dukej se Tebas po promovonte një fushatë kundër reputacionit të Barçës dhe kundër meje. Ai tashmë e ka hequr maskën. Ai vazhdon me obsesionin e tij me Barçën. Me fobinë e tij me klubin tonë. Më kujtohet se ai është një person që në karrierën e tij ka treguar tashmë armiqësinë e tij ndaj Barçës. Në vitin 2005, si zëvendëspresident i Alaveshit, ai bëri një ankesë, sepse nuk donte që Mesi të luante për Barçën. Ai gjithashtu nuk mund të durojë që ne jemi në Superligë. Është mënyra e zakonshme sesi ai vepron. Synimi i tij për të dominuar Barçën nga distanca del në pah, gjë që ai ka bërë në vitet e fundit. Ai e ka kuptuar që nuk është kështu me mua. Ai mund ta bëjë këtë. Unë nuk do t’i jap zotit Tebas kënaqësinë që të mos jem president i Barcelonës. Këtë e vendosin partnerët”.

KËRCËNIMI Laporta i dha edhe një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij po përpiqen që të njollosin imazhin e klubit të tij:

“Kushdo që përpiqet të njollosë historinë dhe imazhin e Barcelonës do të marrë një përgjigje të fortë. Ajo që kemi arritur na ka kushtuar shumë punë, shumë mund dhe futboll spektakolar. Prandaj, si president, unë nuk do t’i lejoj këto përpjekje që të bëjnë pis historinë tonë të shkëlqyer”.

Exit mobile version