Site icon

Objektivi i Interit në merkato, futbollisti i Lacios “SMS” për Inzagin: E kam mik!

Lukas Leiva ka lënë Lacion pas një eksperience 5-vjeçare te klubi bardhekaltër dhe tani është në kërkim të një eksperience të re.

Edhe pse braziliani flitet se është një hap larg Gremios, futja në lojë e Interit për mesfushën, mund të ndryshojë drejtimin e karrierës së 35-vjeçarit.

Zikaltrit vlerësojnë përvojën e tij, për më tepër kur në stolin e tyre gjendet një adhurues i madh i tij, Simone Inzagi. Pikërisht për raportin me trajnerin, që mund të jetë shtysë për operacionin, Leiva tha:

“Me Inzagin kemi pasur një raport fantastik, më shumë se besim ka dhënë miqësinë e tij dhe mundësinë për të treguar sa vlej, kështu që për mua mbetet unik”.

Exit mobile version