Site icon

Ofendime dhe sherr me drejtuesit e Fiorentinës, Gasperini shpërthen pas barazimit në “Artemio Franchi”

Dueli mes Fiorentinës dhe Atalantës, i vlefshëm për javën e 30-të të Serisë A u mbyll në barazimin 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri Xhampiero Gasperini është bërë protagonist i dy ngjarjeve të shëmtuara për shkak të penalltistë së dhënë në favor të Fiorentinës.

Gasperini ka ofenduar të gjithë personelin e pranishëm në fushë dhe më pas është përballur edhe me drejtuesit e Fiorentinës në dhomat e zhveshjeve.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë Federale të cilët sot mund të hapin një dosje hetimore ndaj tij.

Exit mobile version