Fijet e killerave Nuredin Dumani dhe Talo Çela shkojnë lart e më lart në zyrat e shtetit.
Nëse Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Elbasanit i kanë dhënë 34 tendera me vlerë 14 milionë euro Gentian Sharrës anëtatit të bandës mafioze të Talo Çelës, ministërja e Jashtme Olta Xhaçka ndan me motrën e Nuredin Dumanit sekretet e shtetit dhe të NATO-s.
Motra e Nuredin Agim Dumanit, Xhuljana Agim Dumani, punon në Ministrinë e Jashtme.
Ajo rezulton e pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, për t’u njohur me informacionin e klasifikuar.
Normalisht Dumanit nuk ka çfarë i duhet informacioni i NATO-s, por rasti tregon se sa i shpartalluar është shqiptar.
Pajisja me certifilikatë sigurie tregon se sekretet e shtetit që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, kalojnë lehtësisht në duart e bandave kriminale.

